Berat Castle Berat

Rruga Mihal Komnena 5001
Berat Rrethi i Kuçovës
Albania

NE
PO
ÚT
ST
ČT
SO

Jste vlastníkem této firmy?
Navrhněte změnu

Kultura

flag SQflag EN
0 Commenti

Berat Castle Berat

DETTAGLI

  • Kalaja (Oblast:)

    Madhështore dhe e palëkundur ndër shekujsh, kalaja e Beratit mban në çdo gur një copëz historie; të mbledhura bashkë dëshmojnë një vendbanim protourban të begatë dhe një fortesë të lakmueshme nga pushtuesit. Me formë të spikatur në trajtë trekëndëshi e sipërfaqe 9.6 ha, ajo ngrihet sunduese mbi lumin Osum, në një kodër të lartë 187 m. Qëndron në këmbë prej shekullit të IV para Krishtit, me tipare si asnjë kështjellë tjetër.  Ka katër porta komunikimi, ëshë e ndërtuar me gurë gjigandë në formë katrori dhe ka mure të larta rrethues të ndara nga 24 kulla të pangjashme, të ndërtuara në etapa të ndryshme e së fundmi gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës (1813-1821). Kalaja i përngjan një qyteze të vogël në brendësi; në të ndodhen 10 prej 30 kishave ekzistuese, sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i emërtuar Fusha e Madhe…një sërë rrugicash e kopshtesh, sikurse shtëpi banimi.

  • lagjia kala... ... (Tečka)

    Sikundër mund të kuptohet për nga emërtimi, kjo lagje ndodhet brenda mureve rrethues të kalasë së Beratit. Një vendbanim i fortifikuar mesjetar që i ka rezistuar kohës, ndonëse fizionominë e sotme arkitektonike dhe urbanistike e mori gjatë shekujve XVIII-XIX. Si çdo vendbanim i ngjashëm, zhvillimi i saj është ndikuar drejtpërsëdrejti nga forma e fortifikimit dhe sidomos e hyrjeve. Rrjeti i saj rrugor kushtëzohet nga hyrja në veri, ku degëzohen tri arterie kryesore që përshkojnë lagjen. Rruga lindore dhe perëndimore ndjekin murin rrethues, ndërsa një e tretë të lidh me pikën më të lartë të kështjellës, konkretisht me Akropolin, brenda së cilës gjenden mbetjet e një garnizoni ushtarak, ato të sarajeve të pashait dhe të Xhamisë së Bardhë. Nga këto tri arterie gjarpërojnë një mori rrugicash, të cilat krijojnë një qarkullim mjaft interesant e funksional. Terreni i ngushtë ka bërë që banesat të ndërtohen ngjeshur njëra-tjetrës, por kjo nuk është bërë pengesë për një pjesë të mirë që të kenë një oborr sado të vogël. Nuk mungojnë banesat me përmasa të mëdha dhe me një arkitekturë më të zhvilluar, nën ndikimin e periudhës osmane; ato zënë një sipërfaqe të konsiderueshme në shpatin lindor, verior dhe perëndimor, ndërsa një element për t’u veçuar është mbulimi i portës hyrëse me qemer apo me tra prej guri.