"Marubi" National Museum of Photography. Shkodër

marubi.gov.al/

+355 22 400 500

ВС
09:00
19:00
ПН
09:00
19:00
ВТ
09:00
19:00
СР
09:00
19:00
ЧТ
09:00
19:00
ПТ
09:00
19:00
СБ
09:00
19:00

Вы являетесь владельцем этого бизнеса?
Предложить изменение

музей

flag SQflag EN
0 Комментарии

"Marubi" National Museum of Photography. Shkodër

ДЕТАЛИ

  • Pietro marubbi (Зона)

    Marobbi por edhe Marubi (shqip: Pjetër Marubi; Piacenza, 14 gusht 1832 - Shkodër, 22 maj 1903) ka qenë piktor, skulptor, arkitekt dhe fotografi që themeloi studion Foto - Studio "Marubbi" duke u bërë kështu babai i fotografisë në viset shqiptare. Pas angazhimeve në lëvizjen risorgimentale në bashkimin e Italisë, u arratis dhe gjeti strehë në Shkodrën osmane ku shkoi pjesën më të madhe të jetës, por qe po ashtu fotograf i oborrit të knjazit të Malit të Zi, si dhe reporter i gazetave të kohës L'Illustration, The Illustrated London News, La Guerra d'Oriente dhe L'Illustrazione Italiana.

  • Biografia (Зона)

    U lind në Piacenza më 14 gusht 1832, asokohe pjesë e Dukatit të Parmës, me emrin e lindjes Benedetto Pietro Lorenzo Marobbi, i biri i Antonio Marobbi-t dhe Maria Çervinit (Cervini); i ati ishte sharrëxhi (më pas punoi derëtar dhe në një farmaci), u martua me të shoqen kur ishte 33 vjeç, nga gjashtë fëmijët që patën si çift mbijetuan vetëm Pietro dhe e motra, Maria Luixhia (Luigia). Pietro ndoqi shkollën e arteve të institutit Gazzola të vendlindjes. Mendohet se ishte çirak te artizani Antonio Carra, i cili qe i akuzuari për vrasjen e dukës Karli III. Më 1854 u arrestua me akuzën e kallpazanit, falsifikator monedhash, dhe u dënua nga gjykata në Piaçenca me 20 vjet burg. U lirua pas tre vjetëve në sajë të një amnistie nga sovrani, dhe pas lirimit u largua prej vendlindjes me dy ish-bashkëvuajtës pak kohë pas atentatit që iu bë dukës së Parmës. Të tre italianët u larguan përmes Mantovës drejt Venecies, dhe prej Triestes i hipën një anijeje drejt Korfuzit. Pas një qëndrimi në këtë ishull që ishte bërë pikë grumbullimi të arratisurish revolucionarë italianë, ai lëvizi edhe njëherë drejt Triestes dhe më 1858 mori një anije drejt Zarës ku ishte prezantuar si piktor dhe litograf, por u burgos për gjashtë muaj më 28 prill 1858 për shkak të kontakteve me qarqet revolucionare italiane, më tej shkoi në Budva dhe së fundi u vendos në Shkodër tetorin e 1858 ku u prezantua si piktor.