
Quiet Lake
16:45
16:45
16:45
16:45
16:45
16:45
16:45
Вы являетесь владельцем этого бизнеса?
Предложить изменение
Недвижимость
Quiet Lake
ДЕТАЛИ
Rreth nesh (Зона)
Rezidenca e Vilave dhe Apartamenteve luksoze "Quiet Lake", ndodhet pranë Liqenit të Farkës në Tiranë. Kjo Rezidencë përbëhet nga 16 Vila dhe 16 Apartamente dhe aktualisht është i vetmi i ndërtuar në këtë zonë (nuk jepen leje për ndërtim rezidencial), me kufi direkt Liqenin e Farkës. Specifikisht për këto lloj karakteristikash "Quiet Lake" identifikohet si një Rezidencë luksoze dhe elitare, padyshim nga më të bukurat dhe më të vecantat në Tiranë.
Vila elitare (Пункт)
Vila Elitare, është më e madhja për nga sipërfaqja dhe më elitare se cdo vilë tjetër, është e pozicionuar në rreshtin e parë të ndërtimeve dhe ka lidhjen më të afërt me Liqenin e Farkës. Vila Elitare (G) ka një sipërfaqe në total prej 551.1 m² me 3 kate mbi tokë dhe një kat nën tokë. Në katin përdhe përbëhet nga ambjenti i ditës, kuzhina dhe një dhomë pritje për miqtë. Kati i parë përbëhet nga 3 dhoma gjumi dhe një verandë e madhe në katin e dytë, plus papafingo vetëm për dhomën matrimoniale të ciftit, (në total janë 4 dhoma gjumi). Vila Elitare ka një sipërfaqe trualli që varion nga 750 - 880 m².
Info vila individual... ... (Пункт)
Vila Individuale (A), është më e vogël në krahësim me Vilën Elitare, por ama ka të njëjtën privatësi dhe është e vendosur në rreshtin e dytë, direkt pas Vilave Elitare. Vila Individuale (A), zotëron një sipërfaqe në total 302 m². Vila ka ambientin e ditës së bashku me kuzhinën (open-plan), si dhe një dhomë gjumi në katin përdhe, dhe 2 dhoma gjumi në katin e parë, plus papafingon në dhomën matrmoniale të ciftit (në total janë 3 dhoma gjumi). Vila Individuale (A) zotëron një sipërfaqe trualli nga 320-440 m².
Info vila individual... ... (Пункт)
Vila Individuale, (B) është më e vogël në krahësim me Vilën Elitare, por ka të njëjtën privatësi dhe ndodhet në rreshtin e dytë dhe te tretë, direkt pas vilave A. Vila individuale (B) ka një sipërfaqe në total 360 m², ambientin e ditës së bashku me kuzhinën (open plan), si dhe një dhomë gjumi në katin përdhe, 2 dhoma gjumi në katin e parë, plus papafingo me 2 dhoma gjumi për dhomën matrimoniale të ciftit (ne total janë 4 dhoma gjumi). Vila Individuale (B), ka një sipërfaqe trualli që varion nga 300-400 m².
Info apartamenti (Пункт)
Apartamentet ndodhen në godina 3 katëshe, me organizim të brendshëm të tyre në 2+1 dhe në 3+1 me pamje nga Liqeni (ballkon ose verandë). Banorët e apartamenteve kanë mundësinë për të patur edhe garazhe në katin -1 si dhe në katin -2. Rezidenca e Vilave dhe Apartamenteve "Quiet Lake" do të ketë gjithashtu edhe një shëtitore e cila është aktualisht e realizuar.

Другие туры поблизости
Shkolla Woodrow Wilson
A well- equipped and...
CapMarSol
Klinika Dentare iDent - Dental Clinic
Universiteti Luarasi
My Friends
Spitali Veterinar Ndërkombëtar i Tiranës
Digitalb UNIT Sheshi Shtraus
Klinika Gliozheni