Kulla e Gjon Markagjonit

Вы являетесь владельцем этого бизнеса?
Предложить изменение

строительство

flag SQflag EN
0 Комментарии

Kulla e Gjon Markagjonit

Kulla e Gjon Markagjonit

ДЕТАЛИ

  • Kulla e gjon markagj... ... (Зона)

    Bib Dode Pasha ndërtoi një shtëpi ku mund të priste anëtarët e fisit të tij gjatë qëndrimit në Shkodrës. Kjo shtëpi u trashëgua pas vdekjes së tij nga i biri, Preng Bib Dode. Qe Prenga ai që e ndërtoi kullën më 1910, duke ia besuar arkitektit të njohur Kolë Idromeno. Kulla njihet si ajo e Gjon Markagjonit pasi u ble së bashku me shtëpinë nga vetë Markagjoni. Ai jetonte së bashku me familjen në këtë pronë gjatë muajve të dimrit, pasi muajt e verës i kalonte në Orosh. Në 1944, kulla u konfiskua nga regjimi komunist dhe u kthye në selinë e tyre. Ata shkatërruan çdo orendi dhe send me vlerë dhe pjesa më e madhe e familjes u përball me burgun dhe kampet e internimit. Shtëpia e Markagjonit u kthye jo vetëm në selinë e tyre, por edhe në një shkollë për vajzat. Kjo zgjati deri në vitin 1991, kur familja u lirua përfundimisht dhe u kthye në shtëpinë e tyre të rrënuar. Prej atij momenti, nuk munguan përpjekjet për ta rikthyer në gjendje disi të jetueshme.